Një vatër zjarri ka rënë këtë pasdite në Drenie të Patosit. Ende pa filluar mire ditët e temperaturave të larta zjarri është përhapur me shpejtësi në kodrat me pisha të Drenies.
Flakët favorizohen edhe nga era çka ka detyruar zjarrëfikëset të shkojnë në vendngjarje e të marrin nën kontroll situatën.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen pasi dhe banesat apo tokat e fermerëve janë larg nga pylli ku ka rënë zjarri.
Burime prane vendit te ngjarjes bejne me dije se zjarri eshte madh dhe po perhapet me shpejtesi. Terreni i thyer e ben thuajse te pamundur nderhyrjen me mjete. Nuk dihet shkaku i renies se zjarrit ne kete zone pyjore.
(E.H/Faxweb.al)