Një tragjedi është shënuar pasditen e së premtes në fshatin Tregan të Elbasanit, në vendin e njohur ndryshe si Llixhat termale.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur pasi një autobuzi me 15 pasagjerë pësoi defekt.
Sipas informacioneve paraprake, një pasagjerja u hodh nga autobuzi për të shpëtuar por gjërat nuk shkuan siç kishte planifikuar viktima.
Për shkak të hedhjes nga mjeti i transportit, pasagjerja ndërroi jetë pas disa orësh në spitalin kirurgjik të Elbasan dëmtimet e marra.
Ndërkohë, drejtuesi i autobuzit është shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.