Kreu i Shoqatës së Emigrantëve në Greqi, Arben Cani, në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të televizionit FaxNews, ka komentuar protestën e mbajtur nga emigrantët shqiptar në Athinë për ndalimin e kalimit prej pandemisë në kufirin shqiptaro-grek.
Cani shprehet se ‘Shoqata e Emigrantëve’ i ka mbështetur gjithmonë protestat patriotike për të drejtat e shqiptarëve në Greqi, por rasti në fjalë është specifik pasi kemi të bëjmë me një vendim ë Ministrisë së Shëndetësisë, ku shoqata që ai drejton nuk ka autoritet të ndërhyjë.
“Emigrantët kanë probleme më shumë serioze për të bërë protesta se kjo”, theksoi mes të tjerash Cani.
“Një protestë miqësore ligjore, nga një grup aktivistësh apo të mbështetur dhe nga disa shoqata të tjera për çështjen e bllokimit të kalimit që ka vendosur shteti grek deri në 15 Qershor në Dogana.
‘Shoqata e Emigrantëve’ mbështet dhe i ka mbështetur gjithmonë protestat patriotike për të drejtat e çdo individi shqiptar kudo qoftë në Greqi.
Mirëpo kjo protestë nuk ka të bëjë fare me të drejtat e emigrantëve apo padrejtësitë ndaj shqiptarëve që janë rezident në Greqi.
Me sa vëzhguam protesta ishte e mirë dhe pozitive dhe u mbyll pozitivisht.
Këto janë ca rregulla që janë marrë nga Ministria e Shëndetësisë në Greqi dhe Shoqata e Emigrantëve nuk mund të ndërhyjë, pasi nuk kemi të bëjmë me një vendim të dhënë nga Ministria e Brendshme apo ajo e Jashtme. Shoqata e emigrantëve sipas statusit që gëzon mund të veprojë për çdo padrejtësi që mund t’i ndodhi një qytetari shqiptar rezident në Greqi dhe nuk ka të drejtë të ndërhyjë për protesta politike, fetare dhe vendime të tilla.
Emigrantët kanë probleme më shumë serioze për të bërë protesta se kjo“, tha Cani.
Kujtojmë se ditën e sotme rreth orës 18:00, një grup qytetarësh shqiptarë rezident në Greqi zhvilluan një protestë në Athinë ku kërkuan hapjen e plotë të kufirit me Shqipërinë.