Deputeti Myslym Murrizi, kohë më parë ka bërë një padi ku ka kërkuar shfuqizimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor pasi sipas tij, nuk garanton lista të hapura të kandidatëve për deputetë.
Në fjalën e tij Murrizi tha se nëse listat do të ishin 100% të hapura, në parlament nuk do të ishin 17 deputetë të PS dhe as 9 deputetë nga PD. Më tej ai shtoi se këtë gjë e kërkonte sepse ishte në interes të qytetarëve pasi ai mbase nuk do të kandidonte më në zgjedhjet e ardhshme.
“Kerkesa ime është te shfuqizohet neni 163 i kodit zgjedhor, si antikushtetues.
17 nga 74 deputete të PS dhe 9 nga PD nuk do ishin ne Kuvend nese listat do ishin 100% te hapura. Interesi im eshte per qytetarin jo per subjektin tim politik se ndoshta une nuk kandidoj më në zgjedhjet e ardhshme”-tha Murrizi.