Kuvendi është duke votuar në këto momente për shkarkimin e presidentit Meta, ndërsa Alket Hyseni i rekomandon Gjiknurit një tërmet të ngjashëm me atë të Dibrës dhe atë të Vlorës. Gjatë momentit kur Gjiknuri iu drejtua kutisë së votimit, Hyseni u shpreh: Na e bëj një tërmet dhe këtu, siç e bëre andej!
Deputetët kanë votuar në shumicë dërrmuese votash pro raportit të komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Meta. Pas rreth 4 orësh diskutimesh, lidhur me gjetjet e Komisionit 104 deputetë kanë qenë dakord me përfundimet e arritura, duke i hapur rrugë rrjedhimisht shkarkimi të presidentit.
REZULTATI I VOTIMIT:
Pro 104 deputetë
Kundër 7
Abstenim 2
Të pavflefshme 1
Tashmë pritet që deputetët të votojnë sërish sa i takon pyetjes së drejtpërdrejtë për shkarkimin e Metës.
Burime bëjnë me dije se për të votuar për shkarkimin e Metës ëhstë rikthyer në Kuvend edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka sallën menjëherë pas fjalimit të shkurtër që mbajti në seancë.
Faxweb.al ka zbardhur dhe emrat e deputetëve që kanë votuar kundër raportit të komisionit hetimor për shkarkimin e Metës.
Ata janë:
Elda hoti
Adriatik Alimadhi
Artur Rroshi
Suzana Topi
Lefter Maliqi
Gjetan gjetani
Fatjona Dhimitri
(E.K/Faxweb.al)