Kryetari i partisë së pensionistëve, Selami Jenishehri, kërkon patjetër takim me ambasadoren Yuri Kim.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Jenishehri tha se ka kërkuar me anë të një letre, takim urgjent me ambasadoren, për t’i komunikuar faktin se Ilir Meta duhet të arrestohet.
“Ditët e fundit më ka lind nevoja ta takoj Yuri Kim, ti shpjegoj përse zgjedhjet janë të paligjshme dhe Ilir Meta duhet të arrestohet, që nuk firmosi shtyrjen e zgjedhjeve.
Kam detyrim të bisedoj me zonjën Yuri Kim. Ka ardhur përgjigje nga ambasada, që e ka marrë letrën. Po pres. Ja kam dërguar zyrtarisht“, tha Jenishehri.
Gjatë bisedës më herët në studio, Jenisheri mohoi të ketë marrë para kundrejt votës për shkarkimin e presidentit Meta.
Ylli Rakipi: Janë hapur fjalë që u blenë deputetët.Juve ju dhanë gjë, lek a ndonjë gjë të vogël?
Selami Jenishehri: Unë kur kam shkuar atje në Parlament, jam betuar para popullit shqiptar, para Zotit, jam betuar para eshtrave të babait tim. Në darkë atë ditë jam betuar edhe para gazetarit Ylli Rakipi. Të kam thënë, mos të shkojë mendja se Selami Jenishehrin e blen dot kush!
Ata njerëz që bëjnë këtë punë, janë ustallarë, nuk të thonë direkt. Indirekt, ta masin pulsin. Unë e kuptoj, jam profesor matematike. Kolegët që kam konfidencë, ata janë personat që pasi i studiojnë problemet që kanë… Njëri e ka gruan mësuese, do vend pune. Edhe në këtë mënyrë, merr të drejtën. Jo se thyen ligjin, por ndihmon të zbatohet ligji.
Ylli Rakipi: Zoti Jenishehri, tani që do të shkarkohet Ilir Meta, a pranon të jesh President ti?
Selami Jenishehri: Asnjëherë se kam menduar. Do ta pranoja. Nëse më bëhet ky propozim, do ta pranoja, do të bëja shtetin që të drejtohet nga një qeveri me profesor doktorë, të zgjedhur nga vetë profesorë doktorët me votim të fshehtë.
(E.K/Faxweb.al)