Ka nisur që prej orës 17:30 të pasdites së sotme, Kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste, i cili nuk ka përfunduar ende.
Duket se pas përfundimit të fjalës së gjatë të krysocialistit Rama, të pranishmit në stadium kanë zgjedhur të ikin duke mos preferuar të dëgjojnë fjalën e ministrave të kabinetit qeveritar.
Në portën hyrëse, pjesëmarrësit që kanë dashur të largohen kanë hasur në kundërshtimin e rojeve të sigurisë të cilët po i detyrojnë të qëndrojnë deri në mbylljen e plotë të punimeve të Kongresit.
Një situatë e pazakontë, por që në fund të fundit partia kërkon dhe ‘sakrifica’.
“Nuk do vdesim këtu ne”, dëgjohet në video tu thotë një qytetar rojeve të sigurisë në “Air Albania”.