Një efektiv i Forcave “Shqiponja”, që punonte në Komisariatin e Policisë së Sarandës, është arrestuar si pasojë e një operacion të forcave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Raportohet se para pak çastesh është ndaluar efektivi në fjalë, si i dyshuar për trafik narkotikësh.
Operacioni është ende në vijim dhe nuk dihen më shumë detaje rreth veprimtarisë së jashtëligjshme të efektivit policor.
Në këtë operacion bëhet me dije se mori pjesë edhe SHÇBA. Efektivi i arrestuar është shtetasi L.M 38 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Sarandë.