Një efektiv i Forcave “Shqiponja”, që punon në Komisariatin e Policisë së Sarandës, është arrestuar si pasojë e një operacioni të forcave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Burime për FaxNews bëjnë me dije se efektivi i ndaluar është shtetasi Lavdosh Meta, 38-vjeç, lindur në Fier dhe banues në Sarandë. Meta dyshohet si një person i përfshirë në trafikun e drogës, ndërkohë që duhet të ishte përkrahë ligjit në luftë kundër narkotrafikut.
Në një vështrim në rrjetin social facebook, shihen foto nga jeta luksoze e efektivit Metaj.
Në operacionin e sotëm në Sarandë bëhet me dije se mori pjesë dhe SHÇBA, ndërkohë që operacioni është ende në vijim dhe nuk kemi paraprakisht një njoftim zyrtar nga policia.