Një 71 vjeçar dyshohet se është vetëvrarë nga të shtëna me armë në Mirditë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:25 e mëngjesit të sotëm, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat.
Njoftim i Plotë
Mirditë/Informacion paraprak
Më datë 14.06.2021,rreth orës 04:25, në fshatin Rreth i Epërm,Mirditë, në banesën e tij dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi M.N.,71 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.