Banorët e fshatit Visokë, kanë dalë në një protestë për shkak të dëmtimit që i është bërë rrugës nga mjetet e tonazhit të rëndë që shkojnë për të kërkuar naftë.
“Jemi ngritur në protestë se rrugën që e ka bërë pipino, na i shkatërruan fare këta. Kemi dalë me karbon të tërë në gjak. Na helmuan me lloj lloj gjërash që bëjnë këtu. Jam ënjtur, njeri masa nuk merr, kaq kisha unë.
Si pasojë e punimve për hapjen e puseve të naftës, ka pasur edhe rrëshkitje të varrezave.
Kemi disa probleme, është një kompani nafte, ajo kryen punimet e saja, po ka dëmtuar varrezat, i ka shkulur, edhe rrugën e ka dëmtuar. Ky fshat ka rreth 1500 banorë. Edhe gazi i dëmton shumë, prodhimet tona dhe ne nuk fitojmë asgjë, ky është realiteti”– u shprehën banorët.