Imami që shërben në xhaminë e ‘4 Llulave’ në Prishtinë, Husamedin Abazi ka bërë një postim kontrovers në rrjetin social Facebook.
Hoxha nga Prishtina i ka habitur të gjithë me postimin që ka shpërndarë në rrjetet sociale, ku ka thënë se janë të shpifura bashkëshortet që postojnë foto me familjen e tyre por që nuk postojnë foto me familjen e burrit.
“Sa të shpifura janë bashkëshortet të cilat me dhjetëra herë postojnë foto me prindërit, motrat, dhe vëllezërit e tyre, e nuk e postojne qoftë një foto me bashkëshortin, prindërit dhe motrat e tij! Phiii”, ka shkruar Hoxhë Husamedin Abazi.