12:26 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja e babë e bir/ SPAK mbyll hetimet për Ardian dhe Florenc Çapjan, nipi ende në Dubai, ”peng” i marrëveshjes së ekstradimit që nuk ekziston mes dy vendeve

13:24 | 15/06/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
RENEA i bastisi shtëpinë dhe arrestoi Ardianin, gazetari zbulon se ku fshihet Florenc Çapja, një prej ”bossëve” të Elbasanit

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka mbyllur hetimet për Ardian Çapjan, dhe ka ngritur zyrtarisht akuzat ndaj tij.

Akuzat që rëndojnë mbi Çapjan janë: Vrasje në rrethana cilësuese e 2 ose më shumë personave, grup i strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

E njëjta akuzë i është komunikuar dhe nipit të tij Florenc Çapja, i cili ndodhet në Dubai.

Anëtarët e fisit Çapja akuzohen për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit, bab e bir, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012, ndërsa ngjarja u hetua fillimisht nga prokuroria e Elbasanit.

Së bashku me ta të pandehur janë marrë Ervis Bardhi, Etien Cani, Olsi alias Jorgo Leku dhe Klajdi Dokoli, të cilëve iu është komunikuar po ashtu akuza nga SPAK.

Akuzat kundër tyre janë “Vrasje në rrethana cilësuese” kundër dy personave, “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit”, “Grup i strukturuar” kriminal dhe Kryerja e veprave penale në formën e “Grupit të Strukturuar kriminal”.

Momentalisht për këtë krim të dyfishtë të ndodhur në 15 gusht 2012 në Elbasan, vijon të jetë në kërkim vetëm Florenc Çapja, i cili ndodhet në Dubai, ndërsa personat e tjerë janë arrestuar.

Sa i takon Florenc Çapjas ai u tha se u ndalua rreth dy javë më parë në Dubai, por ekstradimi i tij mbetet peng i çështjeve proceduriale.

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, thuhet se është krye nga Çapjat për hakmarje pasi Gentiani, ishte një nga tre autorët që ekzekutoi me automatik në dhjetor 2005, Sokol Çapjan, vëllain e Ardjan Çapjas.

Florenc Çapja dhe Ardjan Çapja, në vitin 2012 pretenduan se nuk kishin lidhje me krimin, pasi ditën e ngjarjes ndodheshin në Maqedoni dhe jo në Elbasan. Por 8 vite më vonë, njëri nga vrasësit me pagesë Ervis Bardhi, u zbulua nga një gjurmë gishti, që më pas solli pendimin e tij dhe bashkëpunimin me prokurorinë.

Bardhi tregoi se së bashku me Jorgo Lekun ishte paguar nga Ardjan e Florenc Çapja 50 mijë euro, në këmbim të vrasjes së Gentian Beqirit. Bardhi, ka rrëfyer se Gentianin e ka ekzekutuar me 4 plumba në kokë, ndërsa babain e tij, Nezir Beqirin, e mbyti me jastëk Olsi Leku.

Pas komunikimit të akuzave spak pritet të dërgojë çështjen në gjykatë, ku togat e zeza të GJKKO-së do vendosin nëse do e pranojnë kërkesën e Spak për ta kaluar këtë çështje në gjykim apo jo.

Hakmarrja mes bandave në Elbasan/ Kush është Ardian Çapja që u arrestua nga RENEA, nga ”llafet” se është mbështetës i të djathtëve te fotoja me Ramën. Si i shpëtoi atentatit me snajper

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: ardian capjaflorenc capjavrasja e gentian nezirit
Pas

E vranë dhe e hodhën trupin në rezervuar, detaje të reja nga vdekja e Fridman Xhaferrajt, çfarë iu gjet në xhepin e pantallonave

Para

U akuzua për neglizhencë që shkaktoi vdekjen e Maradonës, trondit infermieri 37 vjeçar: Më urdhëruan që të mos e zgjoja

Para
U akuzua për neglizhencë që shkaktoi vdekjen e Maradonës, trondit infermieri 37 vjeçar: Më urdhëruan që të mos e zgjoja

U akuzua për neglizhencë që shkaktoi vdekjen e Maradonës, trondit infermieri 37 vjeçar: Më urdhëruan që të mos e zgjoja

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA në OKB: Rusia duhet ta pranojë marrëveshjen për përfundimin e luftës në Ukrainë

Dibër/ Po punonte në minierën e Martaneshit, 40-vjeçari plagoset në këmbë, Policia nis hetimet për kushtet e sigurisë

Ish-shefi i CIA, David Petraeus: Ky është shteti i radhës që do të sulmojë Putini, nëse arrin sukses ushtarak në Ukrainë

Pas plot 8 vitesh, Brad Pitt thyen heshtjen për divorcin nga Angelina Jolie

Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Serbi, raportohet për disa të plagosur

“Trafik” në malin Everest, qindra aplinistë në radhë për të arritur në majën më të lartë në botë

Helmimi i fëmijëve në kopshtin në Gramsh, dalin rezultatet e analizave! Vezët të kontaminuara me salmonelë

Netanyahu pranon planin amerikan për armëpushim në Gaza, Hamasi shqyrton propozimin e të dërguarit të Trump

Fier/ Zbulohet dhe asgjësohet një plantacion me 1000 fidanë kanabis, në pranga 63-vjeçari

Vuçiç akuzon Perëndimin: Po hesht për ngjarjet në Kosovë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.