Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet e SPAK për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dine se Besion Xhixha dhe Enver Diva ishin parapaguar 5 mijë euro për vrasjen.
Mësohet objektiv i këtij atenti ishte Besmir Haxhia. Referuar hetimeve urdhëri për vrasjen ishte dhënë nga Dumani, i cili në atë kohë ishte mik dhe bashkëpunëtor me të shumëkërkurin tjeter Talo Çela.
Sipas dosjes shuma prej 5 mijë eurosh ishte parapaguar rreth dy javë përpara vrajsjes, por Diva u prek nga Covid dhe prandaj porosia nuk u krye nga ai.
Ka qenë vetë Enver Diva i cili ka vënë në dijeni Dumanin, se nuk mund ta kryente vrasjen, e më pas ekzekutimi u bë nga pesona të tjerë ku në të mori pjesë edhe Talo Cela.
(E.H/Faxweb.al)