Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin, ku një 45-vjeçar nën drejtimin e një mjeti tip ‘Hyndai’, ka përplasur një kalimtar të moshës 11-vjeç.
Fëmija është transportuar me urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e qytetit, ndërkohë që uniformat blu kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për znbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë: Pogradec/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, shtetasi F. C., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, ka aksidentuar këmbësorin J. H., 11 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.