Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditën e kësaj të shtune në dalje të Tiranës.
Policia bën me dije se është lënduar lehtë drejtuesi i një makine të përfshirë në aksident dhe një pasagjer.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Shërbimet e Policisë Rrugore vijojnë punën për normalizimin e qarkullimit.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth ores 17:10, në autostradën Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa Italias, janë përplasur 3 mjete. Si pasojë janë lënduar lehtē drejtuesi i një prej mjeteve dhe një pasagjer, pa probleme për jetën.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Shërbimet e Policisë Rrugore vijojnë punën për normalizimin e qarkullimit.
(E.H/Faxweb.al)