Një 35-vjeçar i identifikuar si Xhani Kaçi është arrestuar ditën e sotme në Mamurras, pasi u ndalua në një vendin e quajtur “Marvalak”, në tentativë për kultivimin kanabisit.
Pranë vendit ku u gjetën parcelat e kanabis policia arriti të sekuestronte një armë zjarri automatik, si dhe municion luftarak.
Materialet hetimore i kaluan prokurorisë së Kurbinit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë: Kurbin, Lezhë
Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas.
Sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve, në vendin e quajtur “Marvalak”, Mamurras, është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike shtetasi Xh. K., 35 vjeç, banues në Mamurras, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në territorin përreth, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.