Burime për Faxnews bëjnë me dije se familja me katër anëtarë që ndërroi jetë në aksidentin tragjik në Levan është familja Gushi nga Patosi i Fierit.
Anëtarët e kësaj familjeje që kanë ndërruar jetë janë Eduart Gushi, 44 vjeç, bashkëshortja e tij Silvana Gushi, 33 vjeçe, si dhe fëmijët e mitur Anastasia Gushi, 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.
Ndërkohë në ‘Audi-n’ që i përplasi nga mbrapa udhëtonin 3 të rinj, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, por të tre jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju bëjmë me dije se:
Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit E. G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe.
Ndërkohë, në spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”, I. M., F. L dhe G. S., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Kujtojmë se aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 08:20 të mëngjesit të sotëm në afërsi të fshatit Panaja në vendin e quajtur ‘Kripa’.
Mjeti luksoz tip ‘Audi’ i cili po lëvizte me shpejtësi tepër të lartë në drejtim të Vlorës, ka goditur nga mbrapa një automjet tip Toyota me targa greke, në të cilin po udhëtonin 4 anëtare të një familjeje.
Goditja e fortë ka bërë daljen e mjetit ‘Toyota’ nga rruga dhe vdekjen e anëtarëve të familjes Gushi nga Patosi
Vijon…