Një ndeshje që i mbërtheu të gjithë mbas ekranit u luajt mbrëmjen e sotme midis Italisë dhe Austrisë, por asnjëri nga ekipet nuk mundën të shënojnë brenda kohës së rregullt.
Për Italinë kjo është hera e tetë që ndodh diçka e tillë në një kampionat europian. Ky është edhe rekordi i ri, pasi diçka e tillë nuk i ka ndodhur asnjë kombëtareje tjetër.
Italia e Mancinit ka 31 ndeshje radhazi pa u mposhtur edhe tashmë është në histori. Mançini renditet si trajneri më i mirë i historisë së Italisë me 74% të ndeshjeve të fituara, duke lënë pas emra si Poco apo Arrigio Saki.
Por, megjithëse Austria ia vështirësoi shumë punën, Italia mposhti me rezultatin 2-1 Austrinë në kohën shtesë ndërsa koha e rregullt e ndeshjes përfundoi në barazim pa gola.
Golat për Italinë u shënuan nga Chiesa dhe Pessina, kurse golin e vetëm për Austrinë e shënoi Kalajdzic në minutën e 114’.
Pas kësaj ndeshjeje, të cilën e fitoi rrezikuar shumë, Italia do të përballet me fituesin e çiftit Belgjikë- Portugali.