13:17 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Të vrarë për secilin grup, si nisi përplasja me armë mes pronarëve të lokalëve në Velipojë. Viktimë Kujtim Ferracaku, i vranë në atentat të birin kohë më parë

07:27 | 27/06/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të vrarë për secilin grup, si nisi përplasja me armë mes pronarëve të lokalëve në Velipojë. Viktimë Kujtim Ferracaku, i vranë në atentat të birin kohë më parë

Bilanc lufte, është ajo që ka sjellë përplasja me armë pas mesnate në Velipojë, ku mbetën të vrarë 4 persona, dhe u plagosën dy të tjerë, pas sherrit për shezllonet dhe hapësirën e lokaleve.

Viktima nga plumbat e armës kanë ngelur Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj dhe Myserim Zeneli, ndërsa plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku dhe Elmind Dyli.

Përplasja ka nisur fillimisht me fjalë mes viktimave, dhe më pas ka degjeneruar në përplasje armësh.

Kujtim Ferracaku është pronari i hotel “Fantazia” në Velipojë, dhe është konfiktuar me pronarët e lokalit “Gocaj”, ku kanë mbetur të vrarë nga 2 persona të secilës palë, ndërkohë që makthi i krismës së armëve duket se do të shoqërojnë për një kohë të gjatë të gjithë pushuesit që kanë qenë në Velipojë.

Kujtim Ferracaku, është babai i Arjan Ferracakut, i cili është vrarë po ashtu në një atentat në Shkodër, ndërsa Hasan Ferracaku që ka mbetur i plagosur është vëllai i tij.

Ndërkohë që policia, në ndihmë të së cilës ka zbarkuar ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale RENEA, pritet t’i sqarojë rrethanat e ngjarjes, dyshohet se shkak i ndodhisë tonditëse është bërë një konflikt për zonat e plazheve në bregdet.

Në Shkodër ka mbërritur dhe drejtori i Policisë Ardi Veliu, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit.

“Më datë 27.06.2021, rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit kanë mbetur të vrarë, shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.

Si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur.

Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje”, ka njoftuar policia më herët.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: 4 te vrare 2 te plagosurgocajkujtim ferracakumasaker ne velipoje
Pas

Horoskopi i të dielës/ Shenjat që do të marrin vendime të rëndësishme, deri edhe drastike

Para

Nuk gjen qetësi vendi, sherr masiv mes të rinjve në Kamëz, pamje nga vendngjarja

Para
Nuk gjen qetësi vendi, sherr masiv mes të rinjve në Kamëz, pamje nga vendngjarja

Nuk gjen qetësi vendi, sherr masiv mes të rinjve në Kamëz, pamje nga vendngjarja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Njerëz që kapërcejnë rrugët e mbushura plot me ujë, shiu “pushton” Tiranën

“Të na rrojë inceneratori”/ Kryemadhi heq unazën e martesës para SPAKut: Po bëj gati skenarin për…

Berisha: Farsa elektorale konsolidoi narkoregjimin! Mediat e mëdha ndërkombëtare flasin për narkoshtetin, mediat shqiptare heshtin

Reagon Ilir Meta pas kërkesës për tu paraqitur në SPAK

Aksidenti tragjik me pasojë vdekjen e një fëmijë, burg pa afat për ukrainasin

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hierarkia”

Tragjike në Deltën e Danubit – 4 viktima, mes tyre një fëmijë, pasi u përmbys një varkë me 14 persona në Tulcea

Marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, shpallet në kërkim 30-vjeçari. Procedim penal edhe për dy të mitur

Avokatët e Veliajt: Të shqetësuar, SPAK përpjekje që procedimin penal ta shndërrojë në gjyq publik

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kontroll në zyrat e kompanisë Soft & Solution në pronësi të Ermal Beqirit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.