Fax News mëson detaje të reja nga masakra e ndodhur në Velipojë, ku mbetën të vrarë 4 persona, dhe u plagosën dy të tjerë, si pasojë e përplasjes mes dy familjeve Ferracaku dhe Gocaj.
Burime bëjnë me dije se pas konfliktit me fjalë, Ferracakët kanë qëlluar fillimisht Edmond Gocajn, i cili ka marrë një plumb në kokë, ndërkohë që është përgjigjur me armë vëllai i tij Xhovani, që po ashtu mbeti viktimë i përplasjes me armë.
Burimet thotë se Xhovani Gocaj ka marrë plumb në gjoks dhe në kraharor, ndërkohë që 3 plumba në kraharor i ka marrë edhe Kujtim Ferracaku. Sa i takon të riut Musaen Zeneli, i cili ishte dhe viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje, ai ka marrë një plumb në krahahor. Edhe pse i papërpfshirë në konflikt, plumbat e Ferracakëve nuk e kanë kursyer as atë në ditën e parë të punës.
Më herët Faxweb.al raportoi se në vendin e ngjarjes janë gjetur 13 gëzhoja të plasura, si dhe 5 gëzhoja të paplasura, apo të dëmtuara.
Zyrtarisht Policia dhe Prokuroria ende nuk e kanë përcaktuar se kush ka qëlluar i pari në ngjarjen e rëndë, kjo për shkak të mungesës së pamjeve filmike që nuk kapnin të gjithë skenën e krimit, errësirës dhe mungesës së kamerave në rrugica.
Ndërkohë për ngjarjen me 4 viktima janë arrestuar 2 personat që mbetën të plagosur dhe 3 djemtë e Hasan Ferracakut.
Si pasojë e të shtënave që nisën nga një konflikt për shezllonet mbetën të vrarë dy vëllezërit Edmond dhe Xhovani Gocaj, Musaen Zeneli dhe shtetasi Kujtim Ferracaku.
Vëllezërit Gocaj dhe Ferracaku ishin pronarë të dy hoteleve në Velipojë, dhe konflikti mes tyre ka ndodhur për shkak të ndarjes së vijës bregdetare, dhe vonesave që kishte shkaktuar e-albania.
(E.K/Faxweb.al)