Pasi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit paraqiti prova shtesë pranë Komisionerit Publik, ku kërkoi ankimimin e vendimit të konfirmimit në detyrë nga KPK-ja për prokuroren Elisabeta Imerajn, ka ardhur dhe reagimi i parë nga Drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Imeraj deklaroi për Ballkanweb se do paraqiste kërkesën për t’u njohur me aktet shtesë, si dhe theksoi se mbështet një proces të drejtë dhe ligjor.
“Aktet shtese te ONM – se, nuk me jane vene ne dispozicion per thuajse tre vjet hetime. Do paraqes kerkese për t’u njohur me keto akte, dhe me pretendimet. Mbeshtes nje proces te drejte ligjor dhe pres nje proces te drejte ligjor.”, tha Imeraj.