Prej ditës së sotme dy pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapashticës do të jenë të hapura për 24 orë, dhe nuk do të kenë më kufizim të personave që mund të udhëtojnë në një ditë.
Ndërkohë që rregullat mbeten të njëjta sa i takon rregullave anticovid, ku çdo qytetar që kalon në shtetin grek duhet të jetë i pajisur me një test anticovid, ose vaksinë e cila është marrë në të dyja dozat e saj.
Po ashtu kusht mbetet aplkimi për formularin e regjistrimit PLF në adresën www.travel.gov.gr.
Pasi të kenë marrë konfirmimin, të gjithë qytetarët do të lejohen për të hyrë në shtetin grek.
Do të lejohen gjithashtu të hyjnë në Greqi, mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusë, drejtuesit e të cilëve duhet të bëjnë regjistrimin e formularit PLF dhe duhet t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, pranë palës greke të kësaj pike kalimi.
(E.K/Faxweb.al)