FaxNews ka mësuar emrat e 4 anëtarëve të familjes Gjoka, të cilët kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të disa prej bombulave të gazit në një hotel në Velipojë.
Bëhet me dije se të plagosur kanë mbetur Klarisa Gjoka 15-vjeçe, Danjela Gjoka 18-vjeçe, Enriko Gjoka 19-vjeç dhe e ëma e tyre Alketa Gjoka 40-vjeçe, anëtarë të familjes së pronarit të hotelit, i cili ndodhet në Itali.
Të katërt këta persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e djegieve të pësuara dhe mësohet se janë nisur me urgjencë drejt Tiranës për të marrë një shërbim më të specializuar mjekësor.
Fatmirësisht në hotel nuk ka pasur pushues, pasi bilanci i personave të plagosur mund të ishte akoma dhe më i lartë.