I humbur prej dy ditësh 12 vjeçari Ronaldo Tanushi dyshohet të jetë parë pranë Liqenit Artificial në Tiranë.
I ati Gazmend Tanushi kishte kërkuar të birin në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës pas dy ditësh që rezultonte i humbur.
Ai u shpreh se nga policia i mituri ende nuk është shpallur në kërkim, sepse nevojiten 72 orë për shkak të procedurave.
Gazmend Tanushi kishte kërkuar ndihme prej policisë për të kërkuar në zonën e Liqenit Artificial por asnjë nga punonjësit nuk e kishte ndihmuar.
Në pamjet e siguruara nga Fax News 12-vjeçari shihet me një të mitur tjetër në zonën e Liqenit të cilët u filmuan nga një zonjë e cila kishte njohur djalin e humbur. Lajmi i mirë është se i mituri është në gjendje të mirë shëndetësore dhe me shumë gjasa është larguar me dëshirën e tij nga shtëpia.
Ndërkohë që kushdo që e sheh të miturin, është i lutur të telefonojë në numrin: 0683098367