Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka reaguar menjëherë pas aksionit të SPAK dhe vënies në pranga të kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe dhe 10 personave të tjerë, zyrtarë shtetëtorë dhe biznesmenë.
“Nëse jeni të përfshirë në korrupsion – pa marrë parasysh sa të fuqishëm mendoni se jeni – tani është koha të konsideroni ndikimin që veprimet tuaja do të kenë në familjen dhe vendin tuaj. Tani është koha të merrni në konsideratë nëse ia vlen të shkosh në burg. Tani është koha për të ndaluar. Askush nuk është mbi ligjin!”, shkruan Kim në Tëitter.
Ambasadorja amerikane është një nga mbështetëset më të zjarrta të reformës në drejtësi dhe marrjes fund të pandëshkueshmërisë së krimit dhe korrupsionit në nivele të larta.