Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në zonën e Kënetës në Durrës, ku një 20 vjeçar i identifikuar si Rafael Tafa mbeti i vdekur, për shkak se shpërtheu goma e një kamioni në gomisterinë ku punonte.
Një dëshmitar i ngjarjes së rëndë tregon se ka qenë në një kafe pranë gomisterisë dhe pasi ka dëgjuar zhurmë është afruar për të parë se çfarë ka ndodhur dhe ka konstatuar që kishte vdekur i riu.
Po ashtu ai hedh akuza për ambulancën dhe policinë, pasi siç thotë kanë ardhur me shumë vonesë në vendin e ngjarjes.
“Isha në kafe në kat të dytë dhe dëgjova një shpërthim të madh. Dola jashtë dhe pamë një re tymi të bardhë. Zbritëm poshtë dhe pamë që djali, 2 metër, e kishte zhvendosur fuqia e gomës disa metra dhe e kishte mbështetur pas disa hekurave nga presioni.
Lajmëruam urgjencën menjëherë dhe policinë. Urgjenca mbërriti me shumë vonesë. Askush nga ne s’ja jepnim dot ndihmën. Pritëm me ankth që të vinte urgjenca, se ndoshta dhe shpëtonte. Mbërriti shumë vonë makina e urgjencës. 15 minuta pas urgjencës mbërriti dhe policia.
E njihnim si djalë shumë punëtor. Punën e kishte afër me shtëpinë. Ai ishte shembull i shkëlqyer e një të riut që mbante familjen me bukë. Asnjë nuk ndërhyri për ta ndihmuar për shkak se mos e lëndonim. Fuqia e gomës kur e ka fryrë e ka shtyrë tek hekurat.”- tha ai.
E rëndë në Durrës, ishte duke ndërruar gomën e kamionit, vdes 20-vjeçari