4 anëtarë të familjes Gjoka që mbetën të lënduar si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit në hotelin e tyre në Velipojë, janë nisur për kurim në Itali. Gjendja e tyre mbetet ende e rëndë, pasi kanë pësuar djegie në pjesë të madhe të trupit, dhe ende nuk e kanë kaluar rrezikun për jetën.
Personat e mbetur të lënduar në orët e para të së dielës janë Klarisa Gjoka 15-vjeçe, Danjela Gjoka 18-vjeçe, Enriko Gjoka 19-vjeç dhe e ëma e tyre Alketa Gjoka 40-vjeçe, ndërsa transportimi i tyre drejt Italisë është bërë në mënyrë private.
Të gjitha shpenzimet janë marrë përsipër nga vetë familja, ndërkohë që kryefamiljari prej disa vitesh ndodhej në shtetin italian.
Mjekët shqiptare dhanë pak shpresë që gjendja e tyre të përmirësohej, ndërsa gjendja më e rëndë paraqitej për dy prej fëmijëve.