Tre persona janë shpallur në kërkim në lidhje me agresionin që iu bë për motive juristit Marjel Mejdi në qytetin e Sarandës ditën e djeshme.
Njoftimi i plotë i policisë: DVP Vlorë
Goditën me sende të forta një shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim policor 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.
Procedohet penalisht administratori i 1 subjekti, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë shpallur në kërkim policor shtetasit E. F., S. N. dhe A. R., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen nr. 4, në qytetin e Sarandës, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta në trup shtetasin M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë dhe i kanë dëmtuar pjesërisht automjetin që ai drejtonte.
Vijon puna për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre.