Zjarri në malin Tomorrit i rënë 9 ditë më parë më në fund u vu nën kontroll. U deshën plot 9 ditë që të luftohej me flakët të cilat të ndihmuara nga temperaturat e larta dhe era u përhapën me shpejtësi në zonën me pyje në malin e Tomorit.
Fillimisht vatrat e zjarrit u shfaqën në veri të Tomorit në fshati Lybesh pas disa ditësh flakët vijuan në zonën jugore fshatin Kapinov.
U desh ndërhyrje nga forcat ushtris dhe nga ajri që zjarri të vihej nën kontroll ka pohuar dr.AZDM Fatos Nako. Ditën dhe natë është luftuar nga rojet mjedisore të cilëve iu bashkuan edhe banorët e fshatrave.
Dëmet janë të konsiderueshme deri më tani llogariten afro 23 ha pyje si dhe djegur folet e kafshëve e shpendëve të egra. Sipas komisariatit policis Poliçan personat që shkaktuan zjarrin janë tashmë në pranga dy të arrestuar dhe tre në ndjekje të lirë.
Gjithsesi edhe në këto momente punonjësit e ADZM janë duke inspektuar komplet zonën për të parë nga afër dhe shuar edhe shkëndijën më të vogël.Për nëntë ditë rresht zjarri shkrumboi pjesën më të bukur të Parkut Kombëtar në malin e Tomorit me pyje shekullorë.
(E.H/Faxweb.al)