Kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe është shkarkuar ditën e sotme nga detyra, pasi u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion.
Vendimin për shkarkimin e Fatos Tushe e ka firmosur Kryeministri Edi Rama, një ditë pasi Kryetari i Bashkisë Lushnje së bashku me 10 persona të tjerë u arrestuan për korrupsion.
Sipas hetimeve të SPAK, Fatos Tushe akuzohet për tenderin e një kanali vaditës me vlerë 240 milionë lekë të vjetra, i cili u dha në mënyrë të paligjshme një kompanie.
Së bashku me Tushen janë arrestuar dhe 10 persona të tjerë, të gjithë zyrtarë të bashkisë, si edhe dy biznesmenë të përfshirë në skenën e korrupsionit.
Fax News ka shkuar diten e sotme në kanalin vaditës në Kolonjë të Lushnjes, i cili u bë shkak për arrestimin e kryebashkiakut Fatos Tushe dhe 10 zyrtarëve dhe biznesmenëve të tjerë.
Tenderi në fjalë me vlerë 24 milionë lekë është bërë gushtin e kaluar, me qëllim rehabilitimin e kanalit vaditës që lidh tre fshatra të njësisë administrative Kolonjë, ndërsa fermerët thonë se kanali nuk iu shërben atyre për të vaditur tokat bujqësore, pasi është nën nivel.
Banorët thonë se nuk kanë parë asnjëherë ivestime nga Bashkia, dhe vetëm kanal vaditës nuk mund të quhet, ndërsa shprehen se në çdo palë zgjedhje janë gënjyer me intestime të cilat nuk janë bërë kurrë në zonë.
Njoftimi:
PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË BASHKISË LUSHNJË, Z. FATOS TUSHENë mbështetje të neneve 100 e 115, pika 1, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “a”, të nenit 62, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave VENDOSI:Shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Lushnjë, z. Fatos Tushe.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTËR Edi Rama
(E.H/Faxweb.al)