Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar një shënim në rrjetet sociale, në përvjetorin e masakrës së Srebrenicës, që serbët kryen ndaj boshnjakëve.
Ai ka paralajmëruar në mesazhin e tij se PD do të paraqese një rezolutë për të dënuar genocidin serb në Srebrenicë por edhe në Kosovë.
Ja postimi i plotë:
Masakra e Srebenicës është një akt genocidal i cili duhet të njihet dhe të dënohet si i tillë nga bota e civilizuar. Shqipëria duhet të ketë kurajon dhe pavarësinë për ta dënuar atë dhe genocidin serb në Kosovë, mbi të cilin @pdshqiperi do të paraqesë në Kuvend një rezolutë.
Kujtojmë se në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë më tepër se 8 mijë burra e djem myslimanë në enklavën lindore boshnjake të Srebrenicës, një ‘strehë e sigurt’ e Kombeve të Bashkuara. Rreth 15mijë burra dhe djem arritën të shpëtojnë, duke u fshehur në pyll, por shumë të tjerë mbetën të vrarë nga forcat ushtarake serbe, të cilët u zunë pritë ndërsa ishin maskuar si ushtarakë të Kombeve të Bashkuara.