Ashtu si gjatë gjithë Copa America, Lionel Mesi ishte më i miri edhe në finale kundër Brazilit, edhe pse goli i fitores u shënua nga Di Maria.
Ai nuk shënoi dhe as nuk asistoi në finale, por paraqitja që bëri ishte mëse e mjaftueshme për ta shpallur Argjentinën kampion, ndërsa e mbylli turneun me katër gola e pesë asiste.
10-shi magjik i Barcelonës, që ka fituar gjithçka në nivel klubesh, i mungonte një trofe me Argjentinën, dhe pas shumë finaleve të humbura, më në fund ia doli.
Trofeu që i mungonte, tashmë është në sirtarin e Messit dhe 34-vjeçari pas shumë e shumë kritikave, tani mund të flejë i qet, edhe pasi t’i varë atletet.
Menjëherë pas finales, ai telefonoi familjen, duke festuar me ta trofeun e parë me Argjentinën, ndërsa siç shihet dhe në videon e mëposhtme, gëzimi i tij është i papërshkrueshëm.