Teksa kanë mbetur vetëm pak orë para finales së madhe ndërmjet Italisë dhe Anglisë, afër stadiumit ‘’Wembli’’ kanë filluar grupimet e para të tifozëve.
Tifozët anglezë dinë si të festojnë në raste të tilla, dhe kështu duket dhe nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale.
Të veshur me bluzët e skuadrës së tyre, duke kënduar kore të ‘’3 Luanëve’’ dhe me flakadanë në dorë tifozët anglezë festojnë si në rast të një triumfi.
E ku ka më mirë se të mbështesin skuadrën e tyre në humbje dhe fitore, rëndësi ka shpirti i skuadrës.
(E.H/Faxweb.al)