Nuk ka fitues në Wembley. 90 minuta nuk kanë mjaftuar për të përcaktuar fituesin e supersfidës Angli-Itali dhe për të bërë që njëra nga skuadrat të ngrejë kupën.
Anglezët e nisën me eufori teksa shënuan në minutën e dytë me Luke Shaë, por më pas e ulën paksa ritmin e lojës.
Me nisjen e pjesës së dytë, italianët u hodhën direkt në sulm dhe në minutën 67 Leonardo Bonuçi gjeti rrugën e rrjetës.
30 minutat në vazhdim ishin më tepër ankth dhe dridhje zemre për tifozeritë e të dy ekipeve, sa herë kundërshtari afrohej në portë, mirëpo asnjëra nga skuadrat nuk ja dolën të finalizonin.
Për të përcaktuar fituesin duhet të presim edhe 30 minuta të paktën, ose nëse nuk zgjidhet në shtesë atëherë gjithçka do vendoset nga pika e bardhë e penalltisë.
(E.H/Faxweb.al)