Me këmbën e veshur me papuçe rozë, Belen Rodriguez njoftoi lindjen e fëmijës së saj të dytë Luna Marì, me partnerin Antonino Spinalbanese.
Showgirl-ja argjentinase e ndau me të gjithë ndjekësit e saj këtë gëzim, në natën kur Italia u kurorëzua kampione e Europës. Me anë të një postimi në në Instagram ajo shkruajti: “Dikush lindi tani…”
Postimi u pasua nga një tjetër foto në të cilën Belen shfaqej krah partnerit të saj, ndërsa postimi tjetër ishte foto e ekipit të Italisë, që Belen e shoqëroi me fjalinë: “Ditë me fat!! Forca Italia! Fitoi Argjentina, fitoi Italia dhe lindi Luna”.