09:11 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Pa ba asnjë lloj krimi, ju po më thoni o futu hasëm, o do bëni burg!’, flet nga burgu njëri prej të akuzuarve të grabitjes së Rinasit: Po më rrezikohet jeta!

12:18 | 12/07/2021
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prokuroria nis hetimin pasuror për 6 të arrestuarit e grabitjes në Rinas

Alkond Bengasi, njëri nga njerëzit e arrestuar për ngjarjen e grabitjes së 4.6 milion eurove në Aeroportin e Rinasit, ka reaguar nga burgu i Beratit ku mbahet i izoluar, duke pohuar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe bashkëpunimin që ka pasur me prokurorinë.

Transferimi nga Tirana në burgun e Beratit sipas tij është bërë nga policia me argumentin se i rrezikohet jeta. Por për televizionin ‘Ora Neës’ ai shprehet se nuk shikon asnjë rrezik për jetën e tij.

“Po kjo është çmenduri pra, domethënë ty të rrezikohet jeta. Nuk e di pse ma thonë këtë gjë, se mua nuk më rrezikohet asnjëherë, se unë as kam vrarë as kam prerë. Po kjo është tortura që po më bëjnë. Më thanë o do rrish me neve, të pranosh thëniet që gjoja kam thënë unë dhe të bësh 8 muaj. Ose po dole me programin do dënohesh njëlloj si të tjerë. Po s’është e drejtë kjo, si të pranoj një gjë që se kam bërë. Të më fusësh ti hasëm me njerëzit, që hajde mo të kisha bërë një krim, edhe do ta mendoja, o do bëja burgun o do bashkëpunoja me ju. Unë pa ba asnjë lloj krimi, asnjë lloj gjëje, ju po më thoni o futu hasëm, o do bëni burg. Po kjo s’është normale”, shprehet ai.

Të akuzuar për këtë ngjarje janë Klement Çala, Eldi Çala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula , Saimir Cela dhe Elton Pikli. Bengasi ka pranuar më herët se ai personi që ka modifikuar furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” që u përdor për grabitjen, por tashmë i ka tërhequr të gjitha deklaratat e tij.

Çfarë kishte deklaruar më herët Bengasi për ngjarjen

Sipas deklarimeve të mëhershme të 34 vjeçarit Bengasi, i cili është dhe i afërm i Klement Çalës, i gjithë plani i grabitjes u bë në një drekë në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Në dosjen e Prokurorisë, e cila bazohet në dëshminë e Begasit, thuhet se pas arratisje nga Greqia, Klement Çala dhe Admir Murataj kishin hapur një restorant sëbashku në zonën e Liqenit të Thatë aty ku banonin të dy. Po ne dosje thuhet se Alkond Bengasi është marrë në pyetje për vrasjen e avokatit Ravik Gurra në Elbasan duke qenë se konsiderohej kontingjent kriminal.

Bashkë me të është pyetur dhe babai i Klement Çalës. Për këtë arsye ky i fundit e ka lajmëruar që të ketë kujdes se policia mund t’i ketë vendosur përgjues dhe se këto ditë do të dëgjonte një tronditje të madhe duke nënkuptuar grabitjen. Gjithashtu në dosje jepen detaje edhe për takimet që ai kishte patur me Admir Muratajn 6 ditë para grabitjes.

Pas

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ja cili ishte shkaku këtë herë

Para

“Kuman” vë në pranga babë e bir, e kishin mbytur banesën e tyre me cannabis sativa dhe fidanë narkotikë (EMRAT+DETAJET)

Para
Prostitucion, plagosje dhe grup kriminal, arrestohet 55-vjeçari nga Fieri (EMRI)

"Kuman" vë në pranga babë e bir, e kishin mbytur banesën e tyre me cannabis sativa dhe fidanë narkotikë (EMRAT+DETAJET)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës/Dy arrestime për dhunë në familje dhe aksident me pasojë vdekjen

Sulmi me thikë në Bielefeld, siriani dyshohet për lidhje me Shtetin Islamik

Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak, synohet rritja e numrit të trupave dhe rezervistëve

Më shumë se 20 palestinezë janë arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Ish-kryeministri bullgar dorëhiqet nga posti i deputetit pas hetimeve për korrupsion

Shtëpia e Bardhë kufizon ndarjen e informacionit të klasifikuar me Kongresin pas ngjarjeve në Iran

Kursi i këmbimit –26 qershor: Sa shiten dhe blihen dollarët dhe eurot, gjendja e monedhave të tjera

Banka Botërore miraton 1 miliard dollarë për zhvillimin e Irakut, Sirisë dhe Libanit

Panik në ajër, avionit i merr flakë një prej motorëve

Shpërthim i fuqishëm në Napoli, një i vdekur dhe katër të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.