Një 43-vjeçar, shtetas serb, është mbytur ditën e sotme në Plazhin e Durrësit.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në lagjen 13 te qytetit bregdetar, ku teksa ishte duke u larë, shtetasi serb është mbytur.
Ai ndodhej aty prej pak ditësh me pushime. Ndërkohë, grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për kryerjen e hetimeve përkatëse për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i plotë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 13.07.2021, rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është mbytur duke u larë në det shtetasi serb M. S., 43 vjeç, (pushues).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.