Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka reaguar në lidhje me qëndrinim e KE-së dhe Bashkimit Evropian, të cilët i dolën në mbrojtje ambasadorit Luigi Soreca ndaj padisë së bërë prej tyre në SPAK.
AMT përmes një postimi të bërë në facebook shprehet se reagimi i KE-së duhet të ishte më i pjekur, pasi të ishin hetuar pretendimet e ngritura mbi ambasadorin.
Gjithashtu AMT thekson se takimi i mbajtur fshehtas i Sorecës në Gjykatën Kushtetuese ditën që do të jepej vendimi për teatrin është fundi i karierës së këtij të fundit në Shqipëri.
Postimi i plotë i AMT-së: Në respekt të qytetarëve shqiptarë që me shume dëshirë presin të aderojnë në Bashkimin Europian, reagimi KE-së duhet të ishte i pjekur dhe pasi të ishin hetuar problemet që ngremë ne ankimuesit.
Ne e dimë që takimi i mbajtur fshehtas i Sorecës në Gjykatën Kushtetuese është fundi i karierës së tij në Shqipëri, por deri atëherë, kemi disa pyetje për KE:
- Pse shikohet si sulm kur takimi u pranua nga vetë Soreca?
- Pse shikohet si sulm kur takimi nuk u bë publik?
- Pse shikohet si sulm kur takimi nuk ishte i programuar?
- Pse shikohet si sulm kur nuk u bë publike as çfarë është diskutuar?
- Pse shikohet si sulm kur takimk bëhet pikërisht në ditën e seancës së Teatrit?
- Pse shikohet si sulm kur Soreca largohet nga dera e pasme?
- Pse shikohet si sulm kur akoma publiku nuk është informuar në lidhje me protokollin e takimit?
Kësisoj, para se të dilni me deklarata te pathelluara dhe të pastudiuara mirë, duke bërë kështu qokën e rradhës ndaj Sorecës dhe pushtetit korruptiv dhe kriminal që Soreca i ka dalë në krah, bëni mirë të hetoni.
Në fund të hetimit, të jeni të sigurtë se do zbuloni shkelje edhe më të rënda nga çfarë ne kemi denoncuar.
Deri në fund.
Teatri Aty Dhe Ashtu Si Ishte.
Kujtojmë se KE dhe BE ditën e sotme i quajtën akuza të pabaza dhe shpifje pretetendimet e ngritura ndaj ambasadorit luigi Soreca dhe theksuan se Brukseli ka besim të plotë tek ky i fundit.
“Duket se ka një fushatë të drejtuar kundër delegacionit të BE në Shqipëri, dhe më duhet të them se akuzat janë të pabazuara dhe dezinformuese. Liderët e BE kanë besim tek ambasadori Soreca dhe punën që ai po bën në Shqipëri”, deklaroi zëdhënësi i KE.