SPAK ka lëshuar masën e sigurisë arrest shtëpie për ish zëvendës-Ministren e Brendshme Rovena Voda, per shkak se ajo dyshohet të ketë marrë para për të punesuar njerëz, në institucionin ku dhe vetë punonte.
Konkretisht Voda dyshohet se ka marrë shumë prej 2 mijë eurosh, nga një avokate në mënyrë që kjo e fundit të punësohej në Ministri, ndërkohë që përgjimet për këtë rast kanë dalë gjatë hetimit për një tjetër çështje nga ana e SPAK.
Ndaj saj prokuroria ka ngritur akuzën e “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojne funksione publike, e kryer në bashkëpunim”.
Nga veprimet hetimore të kryera për këtë proçedim penal në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, janë siguruar dhe janë mbledhur provat konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasja Rovena Voda, në cilësinë e Zëvendësministres në Ministrinë e Brendshme, ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu.
Përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast janë dhënë dhe janë pranuar me qellim që shtetasja Rovena Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtë shtetasen Florida Beu, në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.
Gjithashtu masen arrest shtepi SPAK ka caktuar edhe ndaj shtetaseve Florida Beu dhe Majlinda Hasani të mases së sigurimit personale “arrest ne shtepi” për veprën penale Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim.
(E.H/Faxweb.al)