Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në edicionin e 23-të “Symi Symposium” në Athinë, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou dhe me pjesëmarrje personalitetesh të njohura të politikës, ekonomisë e botës akademike ndërkombëtare, mbi sfidat dhe projektet e post-pandemisë.
Në lidhje me pjesëmarrjen në këtë aktivitet të kryeministrit shqiptar, është zhvilluar në Pikën Kufitare të Qafë Botës një protestë simbolike nga ana e disa aktivistëve.
Me dhjetra tullumbace me helium dhe me fjongo të dedikuara, ku shkruhej “Çamëria është Shqipëri”, u lëshuan në ajër në kufirin shqiptaro-grek.