Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit kur një grup të rinjsh, shtatë nga Shqipëria, një nga Gjeorgjia dhe një nga Moldavia rrethojnë një 14-vjeçar në Athinë duke i marrë telefonin, ndërsa në fund e godasin disa herë me thikë.
Videoja është disa sekonda para dhe pas sulmit. Në fillim shihet se grupi prej nëntë të miturve është duke shkuar drejt restorantit ku ndodhi sulmi me thikë dhe pas disa sekondave, pasi goditën 14-vjeçarin, largohen me shpejtësi nga vendi i krimit.
I ati i të plagosurit pas arrestimit të të miturve kërkoi dënimin e tyre maksimal që ngjarje të tilla të ndalen. “Djali im jeton falë një mrekullie” tha ai.
(E.H/Faxweb.al)