Hapja e qarkullimit të automjeteve të By-Pass-in e Vlorës duket se ka shkaktuar problematikat e para në zonë, ku përveç atyre të qarkullimit, sikurse janë devijimi i rrugës në disa akse, trafiku i rënduar, por edhe mungesa e sinjalistikës apo barrierave mbrojtëse të rrugës, një tjetër problem janë edhe dëmet në tokat e banorëve të Kaninës, si pasojë e punimeve në këtë By-Pass.
Kryetari i fshatit të Kaninës, Astrit Aliaj thotë se firma që realizon punimet në By-Pass, edhe pse ka një vend të përcaktuar për hedhjet e dherave dhe materialeve inerte që dalin nga rruga, ka zgjedhur një rrugë të shkurtër duke e grumbulluar dherat në përroin e fshatit.
Bllokimi i përroit, në rastin e shirave të parë do sjell shuarjen e tokave dhe derdhjen e mbetjeve në qytetin e Vlorës, ndërsa dhjetëra hektarë të tjerë tokë e banorëve la dalë jashtë funksionit.