Policia e Fierit ka arrestuar gjatë 24-orëve të fundit 5 shtetas për vepra të ndryshme penale si dhe ka proceduar penalisht një tjetër. Në pranga kanë përfunduar shtetasit: O. A., 17 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin dhe gjatë kontrollit në mjet iu gjet një kuti metalike grirëse për kanabis; shtetasi A. A., 20 vjeç, të cilit iu gjetën dy doza hashash teksa po qarkullonte pa leje drejtimi; shtetasi L. Sh., 57 vjeç, banues në Seman, Fier, i cili akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”; si dhe shtetasi Th. G., 34 vjeç, i cili akuzohet për përndjekjen e një 48-vjeçareje në Lushnjë.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
K. Z., 29 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në Divjakë është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur.
B. P., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Nissan”, në të cilin kishte vendosur fenelina si ato të Policisë.
Njoftimi i plotë i policisë: DVP Fier
Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.
Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 20 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në vendin e quajtur “Rotondo e Sheqit”, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Porche” dhe gjatë kontrollit personal iu gjetën dhe sekuestruan 2 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu, po nga këto struktura u procedua penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës, shtetasi i mitur O. A., 17 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin dhe gjatë kontrollit iu gjet një kuti metalike grirëse për lëndë bimore, me mbetje të lëndëve narkotike cannabis sativa dhe një përforcues grushti.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim L. Sh., 57 vjeç, banues në Seman, Fier, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin Th. G., 34 vjeç, banues në Ura Vajgurore, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase 48 vjeçe, banuese në Lushnjë.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
K. Z., 29 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në Divjakë është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur.
B. P., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Nissan”, në të cilin kishte vendosur fenelina si ato të Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.