Në ‘Tirana International Airport’ në Rinas ditën e sotme fluksi i udhëtarëve ishte shumë i lartë ku ishin parashikuar 42 fluturime në dalje nga ky aeroport për në destinacione europiane apo vende të tjera të botës.
Aeroporti kombëtar i Rinasit para dy ditësh u kërkoi pasagjerëve në një njoftim zyrtar që të jenë në terminal 3 orë para nisjes së fluturimit të tyre duke marrë shkas nga rritja e fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë në këto ditë të sezonit veror, si dhe ardhjen e shumë bashkatdhetarëve nga jashtë, kontrollin e dokumentacionit për vendet që kanë vënë kufizime për pasaportat shqiptare dhe pajisjen me dokumentacionin për kryerjen e vaksinës.
7500 qytetarë janë regjistruar ditën e sotme për të udhëtuar i cili është normal për sezonin turistik por qytetarët sërish kanë hasur problematika pasi janë njoftuar që të paraqiten 3 orë para nisjes me qëllim që të plotësojnë dokumentacionin në kuadër të masave kundër covid-19 dhe janë vonuar në sportele duke humbur kështu edhe fluturimet.
Udhëtimi i parë ishte në 00:25 dhe i fundit do të jetë në 9 e 30 të darkës dhe Bashkimi Evropian pranon vetëm 4 lloje vaksinash ku në vendin tonë janë vetëm Astrazeneca dhe Phizer.