Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Hamallajt në Durrës, ku si pasojë e përplasjes mes dy mjeteve, ka humbur jetën një grua, e cila ishte pasagjere në njërën prej makinave.
Policia thotë se ka shoqëruar për në komisariat dy drejtuesit e mjeteve, dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Siç shihet dhe nga pamjet mjeti ku udhëtonte viktima është përplasur nga një benz luksoz, dhe ka përfunduar i shkatërruar.
Mjetet janë përplasur në kryqëzimin që të çon për në Hamallaj.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.07.2021, rreth orës 10:00, në Hamallaj, Durrës, shtetasi G. H., 67 vjeç, duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. D. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetësja E. H., e cila ishte pasagjere në mjet.
Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
(E.K/Faxweb.al)