Sportistja nga Kosova Distria Krasniqi ka siguruar medaljen e artë në “Tokio 2020”.
Krasniqi i ka siguruar medalje olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke e rrëmbyer të artën, ndërsa në finalen e madhe ajo mposhti japonezen, Funa Tonaki.
Kjo është medalja e dytë olimpike për shtetin e Kosovës, pasi e para i përket Majlinda Kelmendit, e cila fitoi të artën në kategorinë deri në 52 kilogramë në Rio de Janiero të Brazilit në vitin 2016.
Vijon…