Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku burime bëjnë me dije se jane plagosur dy persona.
Fax News mëson se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Todi Shkurti”. Jane plagosur me amë zjarri dy persona, njeri nga te cilet eshte ne gjendje te rende. Dy te plagosurit jane Altin Gjoka, 32 vjeç, dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç.
Po sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur prane nje lokali, aty ku eshte nisur policia per te bere te mundur zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.
Fax News meson se gjithcka nisi pas nje sherri banal per perplasje te makinave. Autori, i identifikuar si Aldo Gjini, që është larguar me shpejtësi me një mjet me xhama të zinj, ka qëlluar drejt Jetmir Marashit dhe Altin Gjokës, pas një sherri të çastit.
“Jemi këtu pranë pallateve Grand. Raportohet për dy të plagosur, të cilët janë konfliktuar më parë në një lokal dhe më pas kanë përdorur armët. Nuk dihet ende nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë. Policia po mbledh gëzhojat. Dy të plagosurit janë nisur drejt spitalit. Burimet flasin për një konflikt verbal përpara se të përdoreshin armët”, raportoi gazetarja e Fax News, Ana Haxhimali.
Për ngjarjen në fjalë ka reaguar Policia e Shtetit: Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
(E.H/Faxweb.al)