Altin Gjoka, 32 vjeç, dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç, janë dy të plagosurit e mbrëmjes së sotme pas të shtënave me armë te Todi Shkurti.
Gjithçka nisi si një konflikt verbal mes dy të plagosurve dhe më pas janë dëgjuar të shtëna me armë. Të paktën kështu mësohet nga burimet paraprake. Dy të plagosurit janë nisur me shpejtësi në spital nga mjete private.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
(E.H/Faxweb.al)