Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjajra e rëndë e mbrëmjes së sotme në rrugën “Todi Shkurti” në kryeqytet, aty ku dy persona janë plagosur pas një konflikti të ccastit mbrëmjen e sotme.
Gazetari i Fax News, Fatjon Gjinaj tha se në gjendje më të rëndë është i plagosuri Jetmir Marashi, i cili po trajtohet në spitalin e Traumës.
Sipas burimeve, sherri nisi pas përplasjes së dy makinave, pra për motive banale. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.
“Jetmir Marashi bëhet me dije se ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Kanë qenë disa të shtëna sipas burimeve. Dyshohet se është përdorur një pistoletë. Burimet e sherrit bëhet me dije se kanë qenë motive banale. Ende nuk është zyrtare nëse mes autorit dhe dy të plagosurve ka pasur apo jo të mëparshme. Sherri nisi për shkak të reagimit të ashpër të një prej palëve për përplasje të makinave. Policia ka mbërritur në vendngjarje. Autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Ka pasur dhe një shërbim patrulle, e cila dyshohet se ka pikasur automjetin me të cilin është larguar autori. Është bërë i mundur identifikimi i autorit dhe po punohet për kapjen e tij“, raportoi gazetari i Fax News, Fatjon Gjinaj.
Mbrëmjen e sotme të shtëna me armë janë raportuar në rrugën “Todi Shkurti”, aty ku një autor, i identifikuar tashme nga policia, që është larguar me shpejtësi me një mjet me xhama të zinj, ka qëlluar drejt Jetmir Marashit dhe Altin Gjokës, pas një sherri të çastit.
(E.H/Faxweb.al)